Ballkani transferon Gripshin e Skënderbeut

  • A.P /
  • 19 August 2020 - 19:27
Ballkani transferon Gripshin e Skënderbeut

Ballkani ka vazhduar përforcimet e tyre gjatë kësaj vere

Ata kanë zyrtarizuar në faqen e tyre në facebook transferin e radhës që është futbollisti i Skënderbeut, Nazmi Gripshi.

“Nazmi Gripshi vishet portokall. Pas negociatave të gjata ndërmjet KF Skënderbeut nga Korça, arritëm marrëveshjen për pronësinë e kartonit të futbollistit Nazmi Gripshi. Me këtë marrëveshje Gripshi do të jetë lojtar i FC Ballkanit për dy vite të ardhshme, me mundësi vazhdimi”, shkruan në këtë njoftim.

Për faqen e tyre ata kanë postuar edhe një reagim të lojtarit.

““Jam i lumtur që u bëra pjesë e klubit të FC Ballkanit, falënderoj presidentin Takaj për besimin e dhënë të deritanishëm. Kurse tani shfletojmë një faqe të re ku falënderoj Arsim Kabashin për vlerësimin dhe dëshirën e tij që të bëhem pjesë e FC Ballkanit”, tha Gripshi.


(Kosova Sot Online)