Konfirmohet ora dhe data e ndeshjes Lincoln-Prishtina

  • A.P /
  • 19 August 2020 - 21:15
Konfirmohet ora dhe data e ndeshjes Lincoln-Prishtina

UEFA ka zyrtarizuar datën dhe orën e ndeshjes në mes të Lincoln FC dhe Prishtinës

Është kjo dita e shtunë ku dy skuadrat do të përballet në stadiumin e njëjtë.

Ndeshja në mes të këtyre dy skuadrave që ishte paraparë të mbahet të martën por tetë lojtarë të FC Prishtina rezultuan pozitivë në COVID-19.

Me vendimin e UEFAsë ndeshja do të zhvillohet ditën e shtunë në ora 18. 


(Kosova Sot Online)