Përballje shqiptaro-serbe në Ligën e Kampionëve, Tirana-Crvena Zvezda

  • A.P /
  • 19 August 2020 - 21:16
Përballje shqiptaro-serbe në Ligën e Kampionëve, Tirana-Crvena Zvezda

KF Tirana ka eliminuar sonte në një ndeshje dramatike në Tbilisi ekipin kampion të Gjeorgjisë, Dinamo Tbilisi duke u kualifikuar kështu në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Në rrethin e dytë Tirana do të përballet me kampionin e Serbisë, Crvena Zvezdën

Tirana e ka eliminuar kampionin e Gjeorgjisë Dinamo Tbilisi me rezultat 0-2 duke u kualifikuar kështu për në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve.

Kampioni i Shqipërisë ka bërë një super ndeshje në Gjeorgji duke shënuar dy gola dhe duke u kualifikuar kështu në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve.

Dinamo Tbilisi e nisi më mirë pjesën e parë dhe arriti që të rrezikojë disa herë portën.

Ata shënuan edhe një gol por që doli të jetë në pozitë jashtë loje.

Por në fund të pjesës së parë Tirana u përmirësua dukshëm dhe arriti të shënoi në minutat shtesë të saj.

(Kosova Sot Online)