Ashtu si është pritur, Bayern Munchen në finale

  • A.P /
  • 19 August 2020 - 23:01
Ashtu si është pritur, Bayern Munchen në finale

Bayern Munchen është kualifikuar për herë të 11 në finale të Ligës së Kampionëve pasi që sonte në gjysmëfinale mposhti Lyonin e Francës me rezultat 3-0. Ishte një gjysmëfinale të cilën bavarezët e siguruan në saj të dy golave të Serge Gnabry dhe një të Robert Lewandowski

Një ndeshje jo edhe aq e lehtë për Bayernin por që megjithatë në fund kanë arritur që të kualifikohen në finale të Ligës së Kampionëve.

Madje në fillim të ndeshjes ishin Lyoni që sulmuan, fillimisht me Depay i cili goditi rrjetën e jashtme kurse mandej goditën e shtyllën.

Por, këto janë të vetmet raste të tyre që ishin më të rrezikshme pasi që në skenë të Bayerni del ish talenti i Arsenalit, Serge Gnabry.

Fillimisht ai shënon një gol të bukur në minutën e 18 pasi që kalojë pothuajse tërë mbrojtjen e Lyon dhe goditi fuqishëm në të majtën duke kaluar në epërsi më rezultat 1-0.


(Kosova Sot Online)