
Festim Alidemi lënë Slaven Belupon e Kroacisë për FC Dritën
Festim Alidema i është bashkuar kampionit të Kosovës FC Dritës
Lajmi është bërë zyrtar në faqen e FC Drita, ku ka treguar se lojtari është huazuar për një vjet tek ekipi bardh e kaltër i Gjilanit.
“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me lojtarin e njohur Festim Alidema. Drejtori sportiv Valon Zymberi ka njoftuar që parimisht është dakorduar me agjentin e Festimit e me pas edhe me ekipin Kroat që Festimi të jetë bardhë e kaltër për periudhën një vjeçare në forme huazimi”, thuhet në komunikatë.
Festimi për njeë vite ishte pjese e futbollit kroat në ekipin e njohur Slaven Belupo.
“Festimi do të jetë një forcë shtesë në mbrojtjen e titullit kampion, gjithashtu edhe në garat e Europa Ligës që ekipi jonë do ta zhvillojë në muajin muajin shtator”, thuhet në komunikatën e Dritës.
(Kosova Sot Online)