PSG e dëshiron Max Allegrin

  • A.P /
  • 26 August 2020 - 22:22
PSG e dëshiron Max Allegrin

Antonio Conte ka vazhduar me Interin, kështu që PSG tani duket se do të jetë destinacioni i radhës për Max Allegrin

Ish trajneri i Juventusit ishte pretendues real për ta zëvendësuar Conte në San Siro, por pas bisedimeve me menaxhmentin e klubit problemet u zgjidhën.

Calciomercato.com dhe le10sport.com kanë theksuar sot që Allegri tani është favorit për ta drejtuar Paris Saint-Germainin.

Thomas Tuchel nuk besohet se do të jetë në vendin e tij, pavarësisht se fitojë tre trofe sezonin e fundit dhe arriti në finale të Ligës së Kampionëve.

Drejtori i PSG, Leonorado, njihet si një adhurues i Allegrit nga koha e tij në Milan.

Trajneri nuk ka kontratë, pasi që ai ishte shkarkuar nga Juventusi në verën e vitit 2019, por është paguar gjatë tërë vitit për shkak se kontrata është shkëputur njëanshëm nga juventinët. 

(Kosova Sot Online)