
FC Prishtina lajmëron për largimet
Kokëçarjet për FC Prishtinën kanë vazhduar edhe pas eliminimit në Europa Ligë në tavolinë duke humbur 3-0 kundër Lincolnit
Ishin problemet me koronavirus te Prishtina që bën që ndeshja të anulohet dy herë.
Për këtë FC Prishtina ka shkruar se është duke punuar për një ankesë në CAS, por gjatë kësaj periudhe ka pasur largime nga kjo skuadër, madje edhe lojtarë të ekipit bazë të saj.
“Megjithëse i tërë klubi është i preokupuar në përgatitjen e lëndës për rastin “Gjibraltar” për në “CAS”, kanë ndodhur pesë ndryshime nga skuadra. Janë larguar, Armend Thaqi, Ahmed Januzi, Diar Miftararaj, Ahmet Haliti dhe Meriton Korenica”, kanë shkruar FC Prishtina në një komunikatë për shtyp të publikuar në Facebook.
“Skuadra i falënderon për kontributin e dhënë, sidomos në një edicion kaq të vështirë për klubin, sidomos pas rastit të ngjarjeve në Gjibraltar. Klubi iu kërkon të falur nëse jeni ndjerë të lënë pas dore, iu falënderon për ditët e kaluara në FC Prishtina dhe iu uron sukses në vazhdim të karrierës”.
Krejt në fund FC Prishtina ka njoftuar se do të tregojë futbollistët që do t’i bashkohen ekipit bardhekaltër.
(Kosova Sot Online)