Suarez thyen heshtjen në Instagram: “Jo gjithçka është e vërtetë”

  • S.A /
  • 27 August 2020 - 16:18
Suarez thyen heshtjen në Instagram: “Jo gjithçka është e vërtetë”

Sulmuesi uruguaian, Luis Suárez, ka kritikuar me një story në Instagram të gjithë ata që po flasin në emër të tij se trajneri, Ronald Koeman, ia ka komunikuar lajmin se nuk llogarit në të për sezonin e ardhshëm.

Ai paralajmëroi se së shpejti do të flasë, atëherë ku do të vijë koha që patjetër të flasë.

“Ka njerëz që po flasin në emër timin dhe po thonë gjëra për mua, me të cilët ka vite që s’kam kontakte. Unë do të flas atëherë kur duhet të flas vetëm për veten!!!”, shkroi Suarez.

Golashënuesi i tretë më i mirë në histori të Barcelonës u bë temë në media kur u raportua se Koeman ia ka bërë të qartë se nuk llogarit në të, gjithçka ndodhi 24 orë pasi Lionel Messi ia bëri kërkesën Barcelonës për ta liruar nga kontrata në mënyrë që të largohet nga “Camp Nou”.

Tani Leo është bërë njeriu më i përfolur në botë dhe çdo ditë ka raportime nga më të ndryshmet rreth të ardhmes së 33-vjeçarit, që për disa media do të jetë në Angli te Manchester City.

(Kosova Sot Online )