SC Gjilani e dërgon në shtesa APOEL-in
Skuadra e SC Gjilanit ka arritur një rezultat historik në ndeshjen kundër APOEL Nicosia ku e ka dërguar ndeshjen në shtesa. APOEL e ka dominuar takimin, sidomos pjesën e dytë por gjithçka përfundoi barazim dhe ndeshja do të shkojë në vazhdime
Një ndeshje monotone por që SC Gjilani ka rezistuar dhe e ka dërguar ndeshjen në vazhdime.
Pjesa e parë u dominua nga APOEL të cilët patën disa kundërzbritje në zonën e Koliqit, portierit të SC Gjilanit, por që nuk ishin raste serioze.
Sulmet e APOEL-it vazhduan edhe në pjesën e dytë.
Minutat më të vështira për SC Gjilanin ishin sidomos ato nga minuta e 50 deri në 80 ku skuadra qipriote pati disa sulme të pareshtura.
Por, fati ishte në anën e Gjilanit.
Nënkampioni i Kosovës shpëtoi pa marrë gol në minutën e 78 kur u akodua penallti për ta.
Për fatin e Gjilani, goditja e Musa Suleiman përfundoi mbi portën e Koliqit.
Pas minutës së 80-të ishte Gjilani që filloi të këtë më shumë nga loja, kurse rasti më i mirë në ndeshje ishte ai në minutën e 88, kur Edvin Kuç lansoi një projektil por që përfundon jashtë portës.
Gjyqtari akordoi 4 minuta shtesë dhe në dy minutat e fundit APOEL ishte shumë i rrezikshëm por që nuk arritën të shënojnë.
(Kosova Sot Online)
