Laçi në rrethin e dytë të Europa Ligë, fiton me penallti

  • A.P /
  • 27 August 2020 - 22:01
Laçi në rrethin e dytë të Europa Ligë, fiton me penallti

FK Laçi ka arritur në rrethin e dytë në Europa Ligë duke fituar me penallti kundër Keshlas në Shafa Stadium në Baku të Azerbejxhanit. Skuadra kurbinase e kërkoi këtë kualifikim dhe e arriti atë pasi që luajti me 10 lojtarë për më shumë se 50 minuta

Laçi ka befasuar përsëri të gjithë pasi që ka arritur që të marrë një fitore të madhe në rrethin e parë të Europa Ligë kundër Keshlash duke e mposhtur me penallti.

Skuadra kurbinase rezistoi shumë pasi që pjesën më të madhe të ndeshjes e luajti me 10 lojtarë.

Skuadra shqiptare ishte shumë më e mirë në pjesën e parë por nuk arriti që të shënojë gol.

Në pjesën e dytë skuadra e Keshlash arriti që të shtonte presionin kurse gjërat u vështirësuan për Laçin kur në minutën e 72-të mbeti me një lojtarë më pak, pasi me të kuq u ndëshkua Lucas Ramos.

Tashmë ka filluar pjesa e parë e shtesave dy herë nga 15 minuta.

Edhe në minutat shtesë Laçi u mbajt mirë edhe pse kishte një lojtarë më pak. Ndeshja u barazpeshua në minutën e 112 sa i përket lojtarëve në fushë ku Shahriyar Aliyev u ndëshkua me të kuq.

Në pjesën e dytë të shtesave Laçi ishte shumë më mirë sesa Keshla por ishte pafat dhe nuk shënoi.

Pas përfundimit të shtesave ndeshja shkoi në penallti ku nga pika e bardhë më të saktë u treguan lojtarët e Laçi ku portieri Sherri priti penalltinë e Ilkin Qyrtymov për ta dërguar Laçin në fazën e dytë të kualifikimeve të Europa Ligës.

(Kosova Sot Online)