Zyrtare: Reina është i Lazios

  • A.P /
  • 27 August 2020 - 22:33
Zyrtare: Reina është i Lazios

Ish portieri i Liverpoolit, Barcelonës dhe Napolit, që e kaloi në huazim pjesën e dytë të sezonit te Aston Villa dhe ju ndihmojë shumë atyre që të mbeten në Premier Ligë

Lazio të enjten ka konfirmuar nënshkrimin e portierit të Spanjën, i cili mbush 38 vjet këtë muaj.

Portieri i ri i Lazios, Pepe Reina ka arritur në kryeqytetin italianë duke premtuar se do të luftojë shumë që ta nderojë sa më shumë “fanellën e Lazios”.

Reina u largua nga Milan një vit më herët për t’ju bashkuar Lazios dhe garën e tyre për trofe në sezonin 2020/21, derisa Lazio mendon që të konkurrojë me Juventusin për Skudeto në Serie A.

“E kam zgjedhur Lazion sepse ata janë një realitet i mirë në botën e futbollit”, ka thënë ai për Lazio Style Challenge. “Ky është një projekt që skuadra dëshiron që të rritet dhe të bëhet e rëndësishme”. 

(Kosova Sot Online)