Agjenti ultimatum Arsenalit: Vendosni për Torreiran

  • A.P /
  • 28 August 2020 - 23:20
Agjenti ultimatum Arsenalit: Vendosni për Torreiran

Agjenti i Lucas Torreira ka konfirmuar se Arsenali “duhet të vendosë nëse ju duhet apo jo” mesfushori, derisa ka shtuar se ende nuk ka “oferta të shkruara për të”, pavarësisht interesit të Torinos dhe Fiorentinas

Uruguaiani është lidhur shumë këtë afat kalimtar për në Fiorentina apo Torino, pasi që kishte një përvojë të mirë në Serie A me Pescaran dhe Sampdorian.

“Ka më shumë kërkesa për informim, por asgjë zyrtare deri tani, pra nuk kemi oferta të shkruara në tavolinë për të”, tha agjenti i tij Pablo Bentacur për Calciomercato.com.

“Futbollisti po stërvit me Arsenal, është i tyre, ai është një nga pak raste të sportistëve i cili shkon në Angli dhe luan 50 ndeshje rënd”.

 

“Pas një lëndimi të keq, ai nuk ka kërkuar operim, por procesi i shërimit ishte i komplikuar dhe zgjati shumë. Tani trajneri dhe Arsenali duhet të tregojnë a ju duhet Torreira apo nuk ju duhet”.

Nëse mesfushori largohet nga Arsenali, ku do të shkojë?

“Futbolli është i ndarë në dy pjesë, në anën ekonomike dhe sportive. Në terma sportiv, Torreira është përfekt për Torinon ku ai do të ribashkohej me Marco Giampaolon ku kaloi kohë të mirë më të në Sampdoria”.

“Në të njëjtën kohë, ne duhet të jemi realist dhe të pranojmë se Arsenali ka kërkesa ekonomike të mëdha, derisa paga e Lucas atje është tepër e lartë dhe Torino nuk i plotëson ato kushte”.

(Kosova Sot Online)