Hakohet faqja e Cruzerios dhe zyrtarizohet Lionel Messi

  • S.A /
  • 29 August 2020 - 09:20
Hakohet faqja e Cruzerios dhe zyrtarizohet Lionel Messi

Për disa çaste, zemra ka nisur t’iu rrahë shumë shpejt fansave të Cruzerios.

Kjo pasi sajti i klubit është hakuar dhe është zyrtarizuar transferime i Lionel Messit.

“Jam shumë i lumtur që gjendem në Cruzeiro” citohet deklarata e rrejshme e Messit në faqen zyrtare. “Është nder për mua që do të jem pjesë e ekipit të trajnerit, Enderson Moreiras. Shihemi së shpejti, nuk po më pritet të luajë në Mineirao Stadium!”.

Natyrisht, me të kuptuar këtë shok të vërtetë, reaguan përgjegjësit dhe pastruan menjëherë faqen, por fansat kanë marrë vërtet një tronditje. Messi i shokoi të gjithë të martën kur kërkoi zyrtarisht largimin nga Barcelona, por tani për tani ai do të qëndrojë – largimi është duke u komplikuar gjithnjë e më shumë, pasi Leo kërkon të ikë falas, kurse Barça përveç që s’do ta shesë, s’do të lejojë më i miri në histori të largohet pa asnjë cent.

(Kosova Sot Online )