Pas rrëmujës në Barcelonë, Lautaro vendos për të ardhmen

  • A.P /
  • 30 August 2020 - 11:08
Pas rrëmujës në Barcelonë, Lautaro vendos për të ardhmen

Rebelimi i Lionel Messit në Barcelonë duket se ka pasur ndikim të madh edhe në Lautaro Martinezin, i cili thuhet ta ketë ndarë mendjen përfundimisht për të vazhduar me Interin.

Mundësia për të luajtur përkrah bashkatdhetarit të vet Messit ishte ndër arsyet e forta që e shtynin Martinezin drejt kalimit në Barçë.

Pas disa muajve bisedimesh të dështuara dhe pasi i skadoi klauzola në vlerë 111 milionë euro, sulmuesi argjentinas duket se ka vendosur të qëndrojë në Inter përfundimisht,

Jo vetëm fakti se Messi po largohet, por edhe kaosi i madh në klub e kanë bërë Martinezin të mos e dëshirojë më kalimin në Barcelonë.

Mediat italiane raportojnë se Interi po e shfrytëzon këtë gjendje duke i ofruar kontratë të re 23-vjeçarit.

Lautaro i shënoi 21 gola në 49 paraqitje për Interin sezonin e kaluar. Ai iu bashkua zikaltërve nga Racing Club për 25 milionë euro në vitin 2018.

(Kosova Sot Online)