Kosova mbetet edhe pa Paqaradën kundër Greqisë

  • A.P /
  • 01 September 2020 - 17:48
Kosova mbetet edhe pa Paqaradën kundër Greqisë

Ekipet gjermane dhe zvicerane kanë vazhduar që t’ia ndalojnë kosovarëve ndeshjen kundër Greqisë

Pas Kolollit dhe Kryeziut, Challandesit do t’i mungojë edhe Leart Pawarada.

Këtë e ka bërë të ditur klubi i Paqaradës në Twitter ku ka lajmëruar se lojtari nuk do të udhëtojë në ndëshjen e dytë të Kosovës që luhet në Prishtinë kundër Greqisë.

“Leart Paqarada është larguar nga kampi stërvitor për t’ju bashkuar Kombëtares se Kosovës. Mbrojtësi i majtë do të luajë në ndeshjen kundër Moldavisë në Parma dhe mandej do të rikthehet menjëherë në Hamburg”, shkruan në këtë njoftim.

(Kosova Sot Online)