
Kepa do të luftojë për vend në Chelsea

Kepa Arrizabalaga nuk dëshiron që të largohet nga Chelsea
Sipas Telegraph, Kepa dëshiron të rri në Chelsea dhe të luftojë për vendin e tij edhe nëse ata transferojnë një portier të ri.
Spanjolli ka bërë një numër të madh të gabimeve sezonin e kaluar dhe disa herë ishte lënë jashtë nga menaxheri Frank Lampard, i cili është lidhur me një numër zëvendësimesh këtë verë.
Edouard Mendy nga Rennes besohet se është në listën e dëshirave të Lampard, por edhe nëse ai arrin, Kepa nuk e ka në plan që të largohet nga Stamford Bridge në këtë moment.
(Kosova Sot Online)