Castagne në Leicester, punë e kryer

  • A.P /
  • 01 September 2020 - 22:31
Castagne në Leicester, punë e kryer

Raportet e sotme në Itali dhe Angli thonë që anësori i mbrojtjes Timothy Castagne do të nënshkruar për Leicester në një marrëveshje 25 milionë euro

Belgu 24 vjeçar ka shënuar dy gola dhe ka bërë tre asiste për Atalantan sezonin e kaluar në 33 ndeshje garuese.

Ai luan në anën e djathtë dhe shihet si zëvendësues i Ben Chilweell, i cili ka kaluar në Chelsea për 55 milionë euro.

Sportitalia, Sky Sport Italia, Sky Sports UK, The Sun dhe disa media të tjera besojnë se marrëveshja është afër për 21.5 milionë funte.

Ky do të jetë një profit jo vetëm për Atalantan, e cila pagoi vetëm gjashtë milionë euro për Castagnen te KRC Genk më 2017.

Ai po ashtu ishte lidhur me një kalim në Hertha Berlin, por i ka pëlqyer më shumë kampioni i Premier Ligës.

Testet mjekësore nuk mund të kryhen derisa përfundojnë ndeshjet e Kombëtareve me Belgjikën, ku ai deri me tani ka shtatë paraqitje me skuadrën. 

(Kosova Sot Online)