PSG, bën ofertë për Hector Bellerin

  • A.P /
  • 01 September 2020 - 22:56
PSG, bën ofertë për Hector Bellerin

Paris Saint-Germain ka bërë ofertë  25 milionë funte plus 5 milionë funte bonuse për mbrojtësin e djathtë të Arsenalit, Hector Bellerin

Klubi francez ka qenë në kontakte ditore me Arsenalin javën e fundit dhe tani kanë bërë një lëvizje për ta forcuar skuadrën pas humbjes se tyre në finale të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munichut.

Bayern, gjithashtu, ka treguar interesim për Bellerin këtë verë dhe po ashtu Juventusi. Futbollisti 25 vjeçar ka kontratë me skuadrën deri më 2023.

Kjo shton kokëdhimbjet për menaxherin e Arsenalit, Mikel Arteta, i cili ka shpenzuar deri me tani 41 milionë funte për të nënshkruar me Pablo Mari nga Flamengo dhe Gabriel Magalhaes nga Lille. Ai po ashtu ka transferuar pa para Cedric Soares dhe Willian, por për të balancuar financat klubi duhet të shet, përndryshe do të këtë probleme.

Arsenali është gati për të dëgjuar ofertat e një numri të lojtarëve edhe pse Bellerin, normalisht, dëshiron të mbahet nga Arteta. Mbetet të shihet se nëse klubi mund të gjenerojë fonde duke shitur lojtarë dhe duke blerë ata që kanë nevojë.

(Kosova Sot Online)