Kosova kryen stërvitjet në Parma të Italisë

  • A.P /
  • 02 September 2020 - 21:24
Kosova kryen stërvitjet në Parma të Italisë

Kosova ka kryer stërvitjet e para në Enio Tardini të Parmës në Itali, derisa ekspeditës së Kosovës i janë bashkuar në Itali edhe shtatë lojtarë të Kombëtares

Kosova udhëtoi sot për në Itali ku nesër mbrëmë do të luajë kundër Parmës. Para udhëtimit, të gjithë futbollistët kosovarë dolën negativë në testin për COVID-19.

Nesër në mbrëmje ata do të luajnë kundër Moldavisë, që është ndeshja e parë që Kosova do të luajë në kuadër të Grupit 3 të Ligës C të Kombeve.

Kosova ka pasur shumë vështirësi në grumbullim për shkak të COVID-19, ku shumë lojtarë janë bllokuar për të luajtur në Kosovë shkaku i koronavirusit.

Megjithatë, në Parma skuadra mund të luajë e tëra pasi që klubet, sidomos ato nga Gjermania, nuk kanë toleruar që lojtarët e saj të luajnë në Kosovë për shkak të rregullës së karantinimit për 14 ditë pas rikthimit të tyre në Gjermani – nga zonat që konsiderohen të rrezikshme.

Moldavia-Kosova është ndeshja e parë që Kosova e luan në Ligën e Kombeve për këtë sezon kurse më 6 shtator. 

(Kosova Sot Online)