Cellino: Tonali e deshi vetëm Milanin

  • A.P /
  • 02 September 2020 - 23:20
Cellino: Tonali e deshi vetëm Milanin

Presidenti i Brecia, Massimo Cellino ka konfirmuar që Sandro Tani kishte një marrëveshje me Interin, por “nuk dëshironte të dëgjonte për asnjë opsion”, kur ai dëgjoi që Milan e kërkonte, madje refuzoi për të edhe Barcelonën dhe Manchester United

20 vjeçari është rritur si tifozë i kuqezinjëve, kështu që është i kuptueshëm entiziasmi i tij për t’ju bashkuar skuadrës kuq e zi në San Siro.

 

“E di që Beppe Marotta e ka dashur me të vërtetë Tonalin, që Antonio Conte po ashtu e ka pëlqyer atë, kështu që mendoj se agjenti i tij ishte pajtuar me Interin”, tha Cellino për Top Calcio 24.

“Ai ishte përkushtuar dhe e dinte që do të shkonte në Inter, por tërë zvarritja e kohës dhe praktikisht erdhi të fillimi i sezonit të ri dhe asgjë nuk ndodhte”.

“Kështu erdhi të interesimi real i Milanit dhe ai nuk dëshironte të dëgjonte më për asnjë opsion tjetër. Po ashtu, unë kam raporte historike me Milan dhe ne e arritëm marrëveshje shumë shpejt me Paolo Maldinin”.

“Për të ne kishim interes edhe nga Barcelona dhe Manchester United, por djaloshi e adhuron Milanin dhe u bë si i çmendur kur dëgjoi për ofertën e tyre, sepse është tifozë i tyre”.

Tonali pritet që t’i bashkohet fillimisht Milanos për 10 milionë euro huazim me opsion blerjen për 15 milionë euro si dhe 10 milionë bonuse, përfshirë edhe përqindjen nëse Milan e shet atë në ndonjë skuadër tjetër.

Testet mjekësore pritet të bëhen ditët e ardhshme.

“Këto shifra janë të sakta, por ne kemi refuzuar 65 milionë euro nga Barcelona kurse dy ditë më herët edhe Manchester United që ofruan 10 milionë euro më shumë se Milan”, tha në fund Cellino.

(Kosova Sot Online)