Ronaldo qortohet pse nuk mbajti maskë

  • A.P /
  • 06 September 2020 - 11:12
Ronaldo qortohet pse nuk mbajti maskë

Cristiano Ronaldo është qortuar për mos mbajtjen e maskës duke e shikuar nga tribunat ndeshjen e Portugalisë në Ligën e Kombeve të shtunën mbrëma.

Sulmuesi i Juventusit nuk u paraqit kundër Kroacisë për shkak të një infektimit në gishtin e madh të këmbës dhe e shikoi ekipin e vet kombëtar duke e korrur një fitore bindëse 4:1.

Joao Cancelo, Diogo Jota, Joao Felix dhe Andre Silva shënuan për t’ia siguruar një fitore të lehtë Portugalisë.

Kjo ishte fitorja e nëntë në 10 ndeshjet e fundit për Portugalinë.

Gjatë ndeshjes, një zyrtare e stadiumit iu afrua Ronaldos për t’ia kujtuar se duhej ta vendoste maskën në përputhje me protokollin e koronavirusit.

Edhe pse u duk i pakënaqur me shqetësimin, Ronaldo u bind dhe e vendosi maskën dhe e shikoi pjesën e mbetur të ndeshjes me maskë në gojë.

(Kosova Sot Online)