Zyrtare: Hadergjonaj nënshkruan për tri vite me Kasimpasan

  • S.A /
  • 25 September 2020 - 17:21
Zyrtare: Hadergjonaj nënshkruan për tri vite me Kasimpasan

Florent Hadergjonaj ka konkretizuar marrëveshjen me klubin turk, Kasimpasa.

Mbrojtësi i Kosovës, që ishte i huazuar në këtë klub në gjashtë muajt e fundit nga Huddersfield, kishte arritur ta bind Kasimpasan që e ka blerë kartonin e tij.

Hadergjonaj ka nënshkruar kontratë që e lidh atë me Kasëmpasan për tri vitet e ardhshme. 

Nuk janë bërë ende të ditura detajet e marrëveshjes mes klubeve, ndërsa Hadergjonaj do ta gjejë sërish në klub edhe futbollistin tjetër shqiptar, Loret Sadikun.

Hadërgjonaj ka luajtur më parë për klube si Young Boys e Ingolstadt 04. Mbrojtësi anësor ka zhvilluar 13 ndeshje sezonin e shkuar me Kasimpasan, ku e ndihmoi që të qëndrojë në elitë.

(Kosova Sot Online )