
Adesanya e mbron titullin në UFC me nokaut teknik kundër Costas

Israel Adesanya e shkatërroi plotësisht Paulo Costan për ta mbrojtur titullin në kategorinë e mesme në UFC dhe njëkohësisht e zgjati ecurinë e përsosur prej 20 fitoreve dhe asnjë humbjeje në karrierën e vet profesionale.
Adesanya e mbrojti suksesshëm për herë ty dytë titullin në UFC, duke e mundur me nokaut teknik brazilian e pamposhtur në të kaluarën.
31-vjeçari u përqendrua ta sulmojë Costan pikërisht në armën e tij më të rrezikshme në rundin e parë, në këmbë, duke ia dhënë 15 shkelma në pesë minutat e parë.
Braziliani ishte më i durueshëm seç pritej.
“Të gjithë ju keni harruar. Ju bëj unë ta kujtoni se ne jemi më të mirët”, tha Adesanya pas meçit, duke iu referuar kritikave që i kishte marrë nga meçi i kaluar kundër Yoel Romero në mars.
(Kosova Sot Online)