Liverpooli pa Thiagon dhe Alissonin kundër Arsenalit

  • A.P /
  • 27 September 2020 - 14:11
Liverpooli pa Thiagon dhe Alissonin kundër Arsenalit

Liverpooli mund të mos llogarisë në shërbimet e Thiago Alcantara dhe Alisson Becker për takimin e së hënës mbrëma kundër Arsenalit në Premierligë, sipas mediave britanike.

Mesfushori spanjoll dhe portieri brazilian nuk ishin në gjendje të stërvitnin me bashkëlojtarët e vet së fundmi.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, është në pritje të lajmeve për gjendjen e tyre shëndetësore.

Portieri i dytë i të kuqve, Adrien, është i gatshëm në rast se Alisson nuk ia del.

Alisson, portieri brazilian, përballet me një shqetësim që s’është bërë publik, si pasojë e të cilit mund të mungojë në vizitën e skuadrës së Mikel Artetës.

Thiago, blerja e re e Liverpoolit nga Bayern Munich për 25 milionë euro, është në situatë të njëjtë.

Klopp është përballur me mungesa tashmë, pasi kapiteni Jordan Henderson dhe qendërmbrojtësi Joel Matip munguan në ndeshjet e fundit.

Joe Gomez, megjithatë, është riaftësuar dhe është i gatshëm për Kloppin. 


(Kosova Sot Online)