Brahim Diaz: Milan, një klub historik

  • A.P /
  • 06 October 2020 - 21:35
Brahim Diaz: Milan, një klub historik

Brahim Diaz ka treguar pse ai ka refuzuar disa oferta të tjera për t’ju bashkuar Milanit në huazim nga Real Madridi. “Është një klub Historik me një projekt të madh në radhë të parë.

21 vjeçari ka luajtur për Manchester City, Real Madridin dhe Milanin në një kohë të shkurtër në karrierën e tij.

“Loja është ndryshe në secilin vend,. Në Itali është më shumë taktike, me skuadra që luajnë edhe fizikisht gjithashtu…Në kushtet e zhvillimit si futbollist, është shumë mirë që të luani në tri vende të ndryshme”, tha ai për gazetën spanjolle AS.

“Është e vërtetë që ka pasur shumë oferta, por Milan është një klub historik me një projekt të madh përpara, e ku ka shumë fitore javë pas jave pas vetizolimit. Dashuria që ata kanë treguar për mua dhe interesi që të me transferojnë kanë bërë që unë të shkoj në këtë klub të madh”.

“Ata janë një klub i madh me shumë histori, ata kanë edhe shumë projekte përpara. Ne kemi një grup të mirë të djemve, ne jemi në një ecuri të fitoreve dhe po vazhdojmë njëjtë. Qëllimi është që të kthejmë Milanin e vjetër përsëri dhe mendoj se klubi është në rrugë të mbarë për ta arritur këtë. Ne kënaqemi dhe ne kemi një skuadër fituese”.

“Dua ta tregoj potencialin që kam. T’i tregoj botës çfarë di të bëj. Shpresoj që të përformojë mirë”.

Brahim Diaz ka folur edhe për legjendën e skuadrës, Zlatan Ibrahimovic.

“Nuk është sekret se çfarë bën një lojtar i madh në zhveshtore dhe sa i mirë është ai. Ai është një futbollist i madh që në çdo moment tenton të ju ndihmojë”


(Kosova Sot Online)