Reagimi i Zidane pas humbjes tronditëse të Real Madridit

  • A.P /
  • 18 tetor 2020 - 10:34
Reagimi i Zidane pas humbjes tronditëse të Real Madridit

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, e pranon se skuadra e tij ka mundur t’i pranonte dy apo tri gola në një paraqitje të tmerrshme në pjesën e parë kundër Cadiz, e cila ishte shkaktari i humbjes tronditëse 1:0 në shtëpi.

Skuadra e sapopromovuar në La Liga e siguroi fitoren e tretë këtë sezon duke e mundur kampionin në fuqi të shtunën.

 

Goli i Anthony Lozanos në minutën e 16-të ishte i mjaftueshëm për ta mposhtur Madridin midis stadiumit të vet.

Zidane e pranoi humbjen dhe ta se nuk ka arsyetime për këtë dështim.

“Nëse do t’i kishim pranuar dy apo tri gola në pjesën e parë, nuk do të kishim mundur të themi asgjë. Nuk ka arsyetime”, tha Zidane pas ndeshjes.

“Nuk ka shpjegime, ne nuk jemi të lumtur me atë që ndodhi, por kjo ndodh në futboll. Nuk e nisëm mirë ndeshjen. Ishte e vështirë qysh prej fillimit”, shtoi ai. 


(Kosova Sot Online)