Lopezi e rreh Lomanchenkon dhe shpallet kampion i padiskutueshëm i botës

  • A.P /
  • 18 October 2020 - 11:00
Lopezi e rreh Lomanchenkon dhe shpallet kampion i padiskutueshëm i botës

Teofimo Lopez është shpallur kampion i padiskutueshëm i botës në kategorinë e lehtë, pas fitores me vendim unanim me pikë kundër Vasyl Lomanchenkos të shtunën në Las Vegas.

Triumfi i amerikanit kundër ukrainasit nënkupton se ai tani i mban të gjithë titujt të botës në kategorinë e lehtë,  WBA, WBO, WBC dhe IBF.

23-vjeçari e mbizotëroi kundërshtarin dhe u shpërmbye me fitore, pasi të tre gjyqtarët i dhanë pikë më shumë se Lomanchenkos.

Rezultati i meçit: 116-112, 119-109, 117-111.

“Jam i gatshëm ta marr në dorë botën”, tha Lopez pas meçit.

Lopez është bërë boksieri më i ri në moshë që bëhet kampion i padiskutueshëm i botës duke i mbajtur të gjithë katër rripat në të njëjtën kohë.

Për më tepër, ai mbetet i pamposhtur pasi i ka fituar të gjitha 16 luftërat deri tani.

(Kosova Sot Online)