A po i gjuan Dallku “kunxha” Prishtinës

  • A.P /
  • 28 October 2020 - 18:14
A po i gjuan Dallku “kunxha” Prishtinës

Ish-trajneri i Prishtinës e tani i Dukagjinit, Armend Dallku ka bërë një postim misterioz në profilin e tij në facebook pas ndeshjes Ballkani – Prishtina

Prishtina humbi sot, ani pse deri në minutat e fundit të ndeshjes po udhëhiqte teksa po ashtu edhe pikët e grumbulluara në këtë fillim të kampionatit janë jashtë pritshmërive të kryeqytetaseve.

Dallku ka ardhur me një postim interesant, i cili duket të jetë kundërpërgjigjje për të gjithë ata që menduan se Prishtina mund të bëjë më mirë pa të.

“Citoi njëri: futbolli i luajtur në fushë, dhe futbolli i luajtur në tavolinë dallojnë shumë (Taktika 3 pika)”- shkroi Dallku.

(Kosova Sot Online)