Ronaldinho, Neymar, Ramos, Kroos: Formacioni me lojtarët që Unitedi ishte shumë afër t’i transferonte

  • 02 November 2020 - 16:28
Ronaldinho, Neymar, Ramos, Kroos: Formacioni me lojtarët që Unitedi ishte shumë afër t’i transferonte

Ndër vite, Manchester United ka tentuar t’i transferojë disa lojtarë që janë dhe kanë qenë në qarkullim.

Djajtë e Kuq kishin dominuar nën urdhrat e Sir Alex Fergusonit, mirëpo pas pensionimit të tij, skuadra ka shkuar seç herë e më poshtë. Unitedi kishte shpresuar që në afatet e kaluara të transferonte disa lojtarë, mirëpo që në fund ishin zhgënjyer. Më poshtë mund të shikoni listën me lojtarët e dalluar që ka tentuar klubi anglez t’i transferonte ndër vite:

Manuel Neuer

Pasi Edwin va nder Sar ishte pensionuar, në vitin 2011 Manchester United kishte tentuar të transferonte portierin gjerman. Mbrojtësi legjendar i djathtë kishte mundësinë që të kalonte në Old Trafford në vitin 2015, mirëpo vendosi të qëndronte te Bayern Munichu.

Raphael Varane

Jose Mourinho ishte në krye të skuadrës dhe shpresonte të transferonte mbrojtësin francez në vitin 2016, mirëpo Real Madridi refuzoi shitjen e tij.

Sergio Ramos

Në krye të skuadrës ishte Louis van Gaal në vitin 2015 dhe kishte tentuar të transferonte spanjollin për 30 milionë euro, me dy vite të mbetura në kontratën e tij. 

(Kosova Sot Online