Zidane: “Gati për finalen me Interin, i duam tri pikët”

  • E.K /
  • 02 November 2020 - 17:08
 Zidane: “Gati për finalen me Interin, i duam tri pikët”

Zinedine Zidane ka folur në konferencë për media pas stërvitjes së fundit të Real Madridit para ndeshjes me Interin në Champions League.

Zizu ka thënë se për Los Blancos, sfida e së martës është si një finale pasi pas dy ndeshjeve, Reali renditet i fundit në Grupin B me vetëm një pikë, dy më pas se Interi.

Lider i grupit është Shakhtar Donetsk me katër pikë.

“Është një skuadër që e njohim mirë. Do të jetë një ndeshje e vështirë sepse ata janë ekip i mirë, fizikisht të fortë dhe luajnë futboll të mirë. Do të jetë një tjetër ndeshje e vështirë”, tha Zizu.

“Është si një finale dhe ne do të paraqitemi në atë mënyrë. Tri pikë të rëndësishme janë para dhe ne i duam ato”.

“Çdo ndeshje është një finale, e dimë këtu dhe jemi të fokusuar të bëjmë atë që duhet të bëjmë. Duam tri pikët dhe do të bëjmë gjithçka për t’i marrë ato”.

(Kosova Sot Online)