Caktohet data e zgjedhjeve për presidencën e Barcelonës

  • A.P /
  • 30 November 2020 - 22:20
Caktohet data e zgjedhjeve për presidencën e Barcelonës

Barcelona është pa president që prej dorëheqjes së Josep Bartomeut, ndërsa së fundi është përcaktuar edhe data për të zgjedhur drejtuesin e ri të klubit katalan.

Kështu është caktuar që zgjedhjet të mbahen më 24 janar të vitit të ardhshëm, ndërsa pretendentët kanë kohë nga 23 dhjetori deri më 11 janar për të grumbulluar firmat e nevojshme për t’u bërë zyrtarisht kandidatë.

Fushata elektorale do të zgjasë vetëm 7 ditë, nga data 15 janar, deri më 22 janar ndërsa të nesërmen do të mbahen edhe votimet ku do të zgjidhet presidenti i ardhshëm i klubit katalan.

Aktualisht Barcelona po kalon një moment mjaft të vështirë jo vetëm në planin ekonomik, por edhe atë sportive, ndërsa një nga punët e para të presidentit të ri, është të merret me rinovimin e Lionel Messit.

Kjo pasi kontrata e yllit argjentinas skadon në verën e ardhshme dhe pa rinovimin, do të largohet nga Katalunja me parametra zero, çka do të ishte një humbje e madhe jo vetëm në planin sportive, por edhe atë ekonomik.

(Kosova Sot Online)