Mbyllet pjesa e parë me epërsinë e Dritës ndaj Ballkanit, falë golave të Rexhës

  • A.P /
  • 06 December 2020 - 14:33
Mbyllet pjesa e parë me epërsinë e Dritës ndaj Ballkanit, falë golave të Rexhës

Drita e ka fituar pjesën e parë të derbit të Superligës kundër Ballkanit me rezultat 2:1, falë dy golave të Kastriot Rexhës.

Është mbyllur pjesa e parë e derbit Drita – Ballkani në Stadiumin e Qytetit në Gjilan,

Drita kaloi në epërsi në minutën e 31-të, kur realizoi Kastriot Rexha me kokë.

Mirlinda Daku e barazoi në 1:1 rezultatin në minutën e 44-të, duke shënuar nga afërsia.

Por vetëm një minutë më vonë, Rexha shënoi sërish me kokë për ta kthyer epërsinë e vendasve.

Drita dhe Ballkani po luftojnë për kreun e Superligës, si dy skuadrat e vetme në garë për titull këtë sezon.

(Kosova Sot Online)