
VAR i lë pa fitore Romën dhe Sassuolon, Kumbulla luajti 88 minuta, Pedro u përjashtua me të kuq

Roma nuk ka mundur të marrë më shumë se një pikë në shtëpi ndaj Sassuolos.
Ndeshja që u zhvillua në Olimpico u mbyllë me rezultatin që edhe filloi, 0-0.
Në fakt, si vendasit, ashtu edhe mysafirët kanë mundur t’i marrin tri pikët, ata e gjetën nga njëherë golin, por u anuluan për pozicione jashtë loje, pas konsultimeve me VAR.
Roma luajti në këtë takim me një lojtar më pak për pjesën më të madhe të lojës.
Pedro Rodriguez u përjashtua me të kuq nga loja në minutën e 41’, pasi mori të dytin të verdhë në këtë ndeshje (min 11’ dhe 41’).
Marash Kumbulla ishte titullar per Romen dhe luajti 88 minuta.
Në renditjen e Serie A, Sassuolo vazhdon të jetë në vendin e katërt me 19 pikë, kurse Roma në atë të pestë me 18 pikë.
(Kosova Sot Online)