
Pse futbollistet kanë refuzuar Kosovën për Shqipërinë?
Afërdita Fazliu, përzgjedhëse e Kosovës për femra.
“Duhet një mbështetje dhe angazhim edhe më i madh që futbolli femrave të ec përpara”.
“Ne kemi brumë, kemi vizion, kemi lojtare, kemi edhe lojtare që luajnë jashtë”.
“Kemi pasur telashe kur lojtare kanë refuzuar Kosovën për Shqipërinë, 60 apo 70% e Shqipërisë është e formuar nga lojtare të Kosovës. Ata kanë një histori më të gjatë normal në UEFA e FIFA, ndoshta ka qenë çështja e pasaportës që ka ndikuar direkt në zgjedhjen e tyre. Tani të gjitha vajzat nuk kanë të drejtë të kthehen në Kosovë në bazë të rregullores së UEFA-s e FIFA-s”.
“Federata dhe të gjithë akterët tjerë duhet të mbështesin më shumë futbollin e femrave”.
“Nuk mjafton vetëm ndihma që FFK-ja bën që futbolli i femrave të eci përpara, duhet mobilizim dhe ndihmë nga të gjithë”.
(Kosova Sot Online)