
“Dardanët” kundër “armiqve”, vetëm Suedia e ka njohur Kosovën nga grupi për kualifikim në Botëror

Të hënën mbrëma në Zurich, është hedhur shorti për kualifikimet për Kupën e Botës 2022.
Kombëtarja e Kosovës do të luajë në grup me Spanjën.
‘Dardanët’ gjenden në Grupin B së bashku edhe me Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë.
Me një fjalë, “Dardanët” do të luajnë kundër “armiqve”, pasi përveç Suedisë, asnjë shtet tjetër në Grupin B nuk e ka njohur ende Kosovën që shpalli Pavarësinë në vitin 2008.
Sido që të jetë, tashmë dihen pak a shumë edhe kur do të nisin ndeshjet kualifikuese dhe kur do të përfundojnë ato.
Ndeshjet e para kualifikuese për Botëror luhen më 24 e 25 mars të vitit të ardhshëm.
Në mars janë tri termine për ndeshje, kurse ndeshjet tjera luhen në shtator, tetor dhe nëntor të vitit të ardhshëm.
Vendi i parë në grup kualifikues siguron biletën për Botëror, ndërsa vendi i dytë siguron fazën e ‘play-off’.
Botërori në Katar do të mbahet prej 21 nëntorit e deri më 18 dhjetor të vitit 2022,
(Kosova Sot Online)