Cana: Kosova mund të lërë pas 2 ekipe!

  • A.P /
  • 07 December 2020 - 22:01
Cana: Kosova mund të lërë pas 2 ekipe!

Ish-kapiteni legjendar i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, në një intervistë për Supersport komentoi shortin për eliminatoret e Botërorit Katar 2022, ku mësuan kundërshtarët Kosova dhe Shqipëria.

Ai beson se Kosova mund t’i lërë pas dy ekipe.

Kosova do të jetë në Grupin B me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë, derisa Shqipëria në Grupin I me Anglinë, Poloninë, Hungarinë, Andorrën dhe San Marino.

“Grupi i Kosovës? Spanja mbetet favorite, Suedia ka qenë prezent në kompeticione. Kam shpresë që Kosova të pretendojë të lërë poshtë Gjeorgjinë, e ka treguar që mund të përballohet në mënyrë dinjitoze me Greqinë. Nuk është e pamundur t’i lërë dy kundërshtarë poshtë, ky do të ishte një objektiv real“, deklaron Lorik Cana.

Derisa sa i përket Shqipërisë, Cana edhe e cilësoi grupin si shumë të vështirë, por theksoi se “vendi i dytë nuk është i pamundur për Kombëtaren shqiptare”.


(Kosova Sot Online)