Lazio synon fitore sonte për kualifikim në 1/8 e finales e Ligës së Kampionëve
Lazio e pret sonte në shtëpi skuadrën e Club Bruge dhe synon fitoren për kualifikim tutje në Ligën e Kampionëve
Për momentin Lazio është në vendin e dytë me 9 pikë, një më shumë se Borussia Dortmund që luan sonte kundër Zenitit në Rusi.
Në rast të fitores Lazio do të bënte 12 pikë dhe do të kalonte tutje në fazën e 1/8 së finales se Ligës së Kampionëve.
Pos fitores, Lazio ka në lojë edhe një barazim pasi që ka dy pikë më shumë se skuadra belge.
Për këtë Inzaghi sot ka startuar me Immobile e Correa në sulm.
Muriqi ende vazhdon të jetë jashtë shkaku i lëndimit.
(Kosova Sot Online)
