Messi vs Ronaldo

  • A.P /
  • 08 December 2020 - 20:13
Messi vs Ronaldo

Sonte në reprizë do të zhvillohet ndeshja në mes të Barcelonës dhe Juventusit, një ndeshje reprizë kjo në mes të Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

 

Barcelona tashmë është në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve ashtu si edhe Juventusi.

Por tërë çfarë do të ndodh është se dy skuadrat e njohura do të luftojnë për vendin e parë në Grupin G.

Messi ka startuar për Barcelonën sonte nga minuta e parë, pas dy mungesave që ai pati në dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve.

Bashkë me Messi ka startuar edhe Griezmann në vijën e sulmit.

Në anën tjetër për Juventusin nga minuta e parë ka startuar Cristiano Ronaldo i cili në sulm do të jetë i shoqëruar me Alvaro Moratan.

Pas 5 xhirove, Barcelona është në vendin e parë pa asnjë humbje dhe me 15 pikë kurse Juventusi është në vendin e dytë me 12 pikë.

Për vendin e tretë që dërgon në Europa Ligë do të luftojnë dy skuadrat tjera, Dynamo Kiev dhe Ferencevaros që kanë nga 1 pikë.

(Kosova Sot Online)