
Barcelona mund të detyrohet ta shet De Jon, Bayern është gati ta blen

Barcelona mund të detyrohet ta shet De Jon, Bayern është gati ta blen
Mesfushori holandez mund të largohet tek gjigantët gjerman për shkaqe financiare të ekipit katalunas
Barcelona mund të detyrohet për ta shitur Frenkie de Jong për arsye financiare dhe nëse kjo do të ndodh atëherë Bayern Munich është në pritje për ta blerë mesfushorin holandez.
De Jong u transferua në Barcelonë më 2019, me yllin e Ajaxit që u transferua në Camp Nou për një shumë fillestare 75 milionë euro.
Ai ka luajtur vazhdimisht për skuadrën katalunase që nga ajo kohë, ku ka bërë 42 paraqitje në debutimin e tij sezonin e kaluar dhe 15 deri me tani këtë sezon.
Megjithatë, për shkak të pandemisë së koronavirusit, Barcelona është duke u përballur me probleme të mëdha financiare, ashtu si çdo klub në botë.
Klub ka thënë disa herë se do të ulë pagat, por, nëse Lionel Messi largohet nga klubi verën e ardhshme, ata ende duhet të punojnë shumë që të barazohen me shifra në financa.
Barça mendon se disa lojtar në klub mund të dalin në treg si: Ansu Fati, Marc-Andre Ter Stegen, Antoine Griezmann dhe De Jong që janë lojtarë me vlera të mëdha duke përjashtuar këtu Messi.,
Klubi do të detyrohet të shet disa nga këta pak lojtarë për arsye financiare dhe vendimi do të merret nga presidenti i ri i klubit, i cili do të zgjidhet në fillim të Vitit të Ri.
(Kosova Sot Online)