Interi eliminohet nga garat europiane, Real Madridi kryen detyrën

  • A.P /
  • 09 December 2020 - 23:08
Interi eliminohet nga garat europiane, Real Madridi kryen detyrën

Interi ka dështuar për të fituar kundër Shakhtar Donetsk duke u eliminuar tërësisht nga garat europiane pasi që Shakhtar e ka siguruar kualifikimin në Europa Ligë. Në anën tjetër Real Madridi e kreu detyrën me Borussia Monchengladbach duke fituar me rezultat 2-0

Karim Benzema ka shkëlqyer me dy gola kundër Borussia Monchengladbachun dhe kualifikuar në Ligën e Kampionëve Real Madridin. Në anën tjetër Interi ka dështuar që të fiton kundër Shakhtarit, duke u eliminuar kështu jo vetëm nga Liga e Kampionëve por edhe nga Europa Liga.

Real Madrid – Borussia Monchengladbach 2-0

Karim Benzema ka qenë lojtari kyq që e ka kualifikuar Real Madridin në Ligën e Kampionëve, madje atë nga vendi i parë. Pjesa e parë ishte decizive në këtë ndeshje pasi që të dy golat u shënuan në këtë pjesë. Benzema shënoi në minutën e 9 golin e parë, një gol me kokë ku Benzema e shfrytëzoi shumë mirë krosin e Lucas Vazquez. Goli i dytë i Benzemës erdhi në minutën e 32-të dhe përsëri ishte gol me kokë por tani sulmuesi francez shfrytëzoi krosimin e Rodrygos. Pjesa e dytë u menaxhua mirë nga Reali dhe kampioni i Spanjës kualifikohet si e para në Grupin B të Ligës së Kampionëve.

Inter-Shakhtar Donetsk 0-0

Interi nuk e ka shfrytëzuar fitoren e Real Madridi për të kapur pozitën e dytë në Ligën e Kampionëve dhe kështu të kualifikohet në Ligën e Kampionëve. Interi e dominoi këtë ndeshje që nga fillimi, edhe me raste por që nuk arriti që të konkretizonte me gol ato raste. Edhe në pjesën e dytë Interi dominoi, kurse rastin më të mirë e kishin për të shënuar në minutat e fundit por që Romelo Lukaku priti topin e goditur nga Alexis Sanchez. Me në fund, ky barazim i shkoi përshtati Borussia Monchengladbach pasi që ata kualifikohen nga vendi i dytë në Grupin B. Në Europa Ligë do të luan Shakhtar Donetsk, kurse Inter luan në Serie A.

(Kosova Sot Online)