Kastrati starton kundër CSKA Moskës me Dinamo Zagrebin

  • A.P /
  • 10 December 2020 - 20:00
Kastrati starton kundër CSKA Moskës me Dinamo Zagrebin

Dinamo Zagreb tashmë ka siguruar kualifikimin në mesin e 32 skuadrave më të mira në Europa Ligë, kurse sonte luan për statistika me skuadrën e CSKA Moskës

Lirim Kastrati ka startuar përsëri nga minuta e parë për Dinamo Zagrebin sonte kundër CSKA Moskës.

Ai në vijën e sulmit do të jetë bashkë me Majer, Orsic dhe Gavranovic.

Në anën tjetër, CSKA Moska nuk ka synime fare për këtë grup pasi që tashmë është eliminuar nga kjo garë.

Për vendin e dytë në Grupin K pritet që të luftojnë skuadra austriake Wolfsberger AC që luan sonte në shtëpi kundër skuadrës holandeze, Feyenoord.


(Kosova Sot Online)