
Spurs dhe Royal Antwerp në “luftë” për vendin e parë në Europa Ligë sonte

Tottenham Hotspur pret në Londër sonte skuadrën belge Royal Antwerp
Royal Antwerp për momentin janë në vendin e parë të Grupit J të Europa Ligës me dy pikë më shumë se Tottenhami në vendin e dytë.
Një barazim do ta kualifikonte skuadrën belge si skuadër të parë, por a e meriton këtë, kjo mbetet të shihet sot në Londër kur ata do të përballen me skuadrën e Jose Mourinhos, Tottenham Hotspurs.
Mourinho ka zgjedhur një skuadër të mirë sonte për të startuar ku Gareth Bale ka startuar nga fillimi bashkë me Carlos Vinicius dhe Lucas Moura.
(Kosova Sot Online)