
Roma dëshiron ta transferojë Nachon

Pavarësisht se ka disa opsione në mbrojtje, megjithatë Roma po kërkon prapë mbrojtës
Roma është duke përgatitur një ofertë të re për të nënshkruar me mbrojtësin e Real Madridit, Nacho Fernandez, ka shkruar sot Todofichajes.
Skuadra e Serie A ishte përpjekur për ta transferuar mbrojtësin edhe gjatë verës por Madridi e refuzoi largimin e tij edhe pse ata ende nuk i kanë ofruar atij kontratë të re dhe ai mund të largohet në të ardhmen e afërt.
Roma e ka bërë atë prioritet për ta transferuar gjatë afatit të janar derisa ata shpresojnë që ai të pranojë dhe të ribashkohet me Borja Mayoral, i cili është huazuar në Romë nga Real Madridi deri në verën e vitit 2022.
(Kosova Sot Online)