Bylbyl Sokoli pritet të jetë trajneri ri i Sport Club “Gjilanit”

  • A.P /
  • 11 December 2020 - 23:01
Bylbyl Sokoli pritet të jetë trajneri ri i Sport Club “Gjilanit”

Marrëveshjen e ka konfirmuar vetë “Profa”, i cili ka deklaruar se tashmë është dakorduar me drejtuesit e klubit dhe shumë shpejtë pritet të vijë finalizimi.

“Sapo kemi arritur marrëveshjen për të marrë drejtimin e skuadrës, detajet e tjera do ti japim me kohë”, deklaroi Sokoli.

Sokoli do ta pasojë kështu Gentjan Mezanin në stolin e nënkampionëve, teknikun vlonjat, i cili dha dorëheqje javë më parë.

Kjo do të jetë ‘aventura’ e dytë e Sokolit te ‘kuqebardhët’, pas asaj që kishte katër vite më parë.

(Kosova Sot Online)