Interi kërkon të kthehet në binarë kundër Cagliarit, Erikseni më në fund titullar

  • A.P /
  • 13 December 2020 - 11:49
Interi kërkon të kthehet në binarë kundër Cagliarit, Erikseni më në fund titullar

Interi do të kërkojë të kthehet në binarë pas eliminimit nga garat evropiane, me Christian Eriksenin që është titullar në skuadrën e Antonio Contes si rrallë herë.

Cagliari është nikoqir i Interit në Sardegna Arena, në një ndeshje të Serie A që nis në orën 12:30.

Situata në skuadrën e Interit është e tensionuar, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve dhe dështimi për ta siguruar një vend në Ligën e Evropës.

Arturo Vidal dhe Matias Vecino mbesin jashtë skuadrës, derisa Nicolo Barella do të luajë titullar pavarësisht se ndaj Shakhtar Donetskut luajti me dhimbje.

Eriskeni është titullar si rrallë herë, apo për herë të parë që prej muajit tetor.

Alexis Sanchez luan nga fillimi në vend të Lautaro Martinezit, me Romelu Lukakun që e run vendin e 11-shën e parë.

Cagliarit i mungojnë Alessandro Tripaldelli, Diego Godin dhe Adam Ounas, por janë rikthyer Nahitan Nandez, Giovanni Simeone dhe Gaston Pereiro, pasi e kanë mposhtur koronavirusin, edhe pse nuk janë të gatshëm të luajnë titullarë.

Formacionet zyrtare:

Cagliari: Cragno; Faragò, Walukieëicz, Carboni, Lykogiannis; Marin, Rog; Zappa, Joao Pedro, Sottil; Pavoletti

Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Perisic; Eriksen; R Lukaku, Alexis Sanchez.

(Kosova Sot Online)