Prishtina 1:1 Ballkani: Dy gola të shpejtë në fund të pjesës së parë

  • A.P /
  • 13 December 2020 - 14:25
Prishtina 1:1 Ballkani: Dy gola të shpejtë në fund të pjesës së parë

Prishtina është duke barazuar 1:1 me Ballkanin pas 45 minutave të parë në derbin e javës së 18-të në Superligë.

Otto John shënoi për epërsinë e skuadrës bardhekaltër në minutën e 45-të në Fadil Vokrri.

Por Visar Berisha e ktheu Ballkanin në lojë në castet e fundit të pjesës së parë, duke shënuar me kokë.

Ballkani ishte më kërkues se Prishtina dhe e krijoi mundësinë e parë qysh në minutën e katërt, kur Mirlind Daku pati mundësi të mirë shënimi por ishte i pasuksesshëm në përpjekjen e tij.

Takimi u ndërpre për disa minuta pas një çereku lojë, derisa zyrtarët i larguan nga tribunat personat e paautorizuar në stadium.

Eglant Haxho e shpëtoi Prishtinën pa pësuar gol në minutën e 24-të, kur e priti goditjen e mrekullueshme të Blend Baftiut me vollei nga rreth 25 metra lartësi.

Vizitorët nga Suhareka e mbizotëruan pjesën e parë në përgjithësi dhe ishin afër ta thyenin akullin edhe një herë përmes Baftiut në fund të pjesën së parë, por goditja e 21-vjeçarit shkoi mbi portë.

Prishtina, që u duk e ngathët për pjesën më të madhe të 45 minutave të parë, e tronditi Ballkanin duke shënuar në fund të saj.

John e kaloi portierin Ruxhi dhe Potokun për të shënuar pas një pasimi të bukur nga Abazi.

Dhe vetëm pak çaste më vonë, Berisha shënoi me kokë pas një ndërprerjeje. 

(Kosova Sot Online)