Januzaj e paralajmëron Manchester Unitedin

  • A.P /
  • 14 December 2020 - 22:27
Januzaj e paralajmëron Manchester Unitedin

Adnan Januzaj ka folur pas shortit në Europa Legaue ku Real Sociedadi i tij do të ketë punë me ish ekipin, Manchester Unitedin.

Januzaj, që numëron 63 ndeshje me Unitedin dhe ka shënuar 5 gola, pret ndeshje të vështira.

“Ne jemi shumë mirë, po luajmë shumë mirë. Kemi ekip të ri, por me shumë kualitet”, u shpreh Januzaj.

“Tani e kemi David Silvan, që na sjell më shumë maturi në lojë. Ne po ashtu e kemi Nacho Monrealin, pra lojtarë që kanë luajtur në Premier League në të kaluarën”.

“Do të jenë ndeshje të vështira për ata e për ne”. 

(Kosova Sot Online)