Raiola e pranon se gaboi me Pogbën

  • A.P /
  • 14 December 2020 - 23:30
Raiola e pranon se gaboi me Pogbën

Mino Raiola është deklaruar sërish për Paul Pogbën.

Ky reagim i agjentit vjen pasi Paul Pogba u shpreh në njëfarë mënyre i irrituar me ato që Raiola tha se po ndodhin me klientin e tij te Manchester United.

Ai e pranoi se është nxitur pasi një lojtar i madh sipas tij, s’mund të ndërrojë skuadër në janar.

“Në Angli ata janë shumë të ndjeshëm kur bëhet fjalë për Pogban. Unë shpreha mendimet e mia, mendimin tim. Asgjë të bujshme, mendoj se është e qartë”, tha Raiola.

“Ndoshta duhet të kisha thënë se do të flisnim në verë pasi është e vështirë për lojtarët e mëdhenj të ndryshojnë klubin në janar. Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë në verë, ne jetojmë në një botë shumë më ndryshe”.

(Kosova Sot Online)