Ndeshja e dy vëllezërve, Filipe vs Simone

  • A.P /
  • 15 December 2020 - 20:04
Ndeshja e dy vëllezërve, Filipe vs Simone

Në Itali po cilësohet si derbi i dy vëllëzërve ndeshje në mes të Beneventos dhe Lazios

Pikërisht sonte këto dy skuadra pritet të përballen në stadiumin Ciro Vigorito ku skuadra e Filipe Inzaghit, Benevento do të përballet me skuadrën e Simone Inzaghit, Lazio.

Sigurisht, Simone e ka skuadrën më të mirë sesa Filipe derisa sot për Lazio nga minuta e parë ka startuar me Ciro Immobile dhe Correa në sulm, kurse në bankë vazhdon të jetë Strakosha.

Përparim Hetemaj ka startuar për Beneventon në anën tjetër.

Kujtojmë se në këtë ndeshje nuk do të mund të luajë Muriqi përsëri për shkak të një lëndimi.

Lazio deri në këtë ndeshje është në vendin e 9 me 17 pikë kurse Benevento 15 me 11 pikë.

(Kosova Sot Online)