Simone dhe Filippe ndahen në paqe në Benevento

  • A.P /
  • 15 December 2020 - 22:53
Simone dhe Filippe ndahen në paqe në Benevento

Lazio pas humbjes në vikend nga Verona, ka barazuar edhe sonte në Benevento me rezultat 1-1. Të dy golat në këtë ndeshje u shënuan në pjesën e parë të ndeshjes

Lazio nuk është as hija e sezonit të kaluar ku sfidonte për Skudeto.

Skuadra e Simone Inzaghi ka barazuar me rezultat 1-1 kundër skuadrës së Filippe Inzaghi, Benevento.

Të dy vëllezërit u përballën sonte për herë të dytë kundër njëri-tjetrit sa ishin trajner, e derisa Simone e kishte mposhtur Filipen në ndeshjen Lazio-Bologna, ku Filipe menaxhonte Bolognan, sonte ata i kanë ndarë pikët.

Pjesa e parë ishte shumë atraktive dhe intersante, një ndeshje e hapur nga të dyja skuadrat me disa raste të krijuara.

Goli i parë erdhi nga top golashënuesi i Lazio, fituesi i Këpucës së Artë në Europë, Ciro Immobile që shënoi në minutën e 25-të.

(Kosova Sot Online)